Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Tirana në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë është shprehur se do përmbysin qeverinë e Edi Ramës.
Sali Berisha: Kjo foltore është vendimtare për përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurtë të fitires. Besoj se kjo ‘Foltore do të jetë një shtytje e madhe për shoqërinë shqiptare. Në radhë të parë për PD që ndodhet në një moment kritik. Jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj, përmbysën diktaturën. Ne do përmbysim narkoshtetin e bazuar në drogën, krimin dhe korrupsioni. Do shembim muret dhe përmbysim këtë regjim i cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.