Forca të shumta policie zbarkojnë në Vlorë, kapen disa persona

0

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në fshatrat e Lumit të Vlorës për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Burime bëjnë me dije se janë dhjetra forca të policisë së Vlorës që po kontrollojnë në disa fshatra të Vlorës,  në Armen, Babicë, Peshkepi për lëndë narkotike.

Mësohet se nga ky aksion, ka disa persona të shoqëruar në Komisariat. Ndërsa janë ngritur edhe disa postblloqe në rrugën e lumit të Vlorës.

Operacioni po vijon ne disa fshatra per persona te shpallur në kerkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu