Forcat pro-ruse mohojnë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

0

Forcat pro-ruse në rajonin e Donetskut kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port jugor të Mariupolit. Sipas Sky News, Eduard Basurin, një komandant pro-rus tha se agjentët kimikë nuk ishin përdorur pavarësisht pretendimeve të Ukrainës.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha më herët se Kievi po kontrollonte informacione mbi përdorimin e armëve kimike të përdorura nga Rusia gjatë rrethimit të qytetit-port jugor të Ukrainës.

“Ekziston një teori që këto mund të jenë municione me fosfor. Informacionet zyrtare do të vijnë më vonë,”-tha zonja Malyar në një intervistë televizive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu