Forcat ruse sulmojnë Luhanskun, dhjetëra ndërtesa nën “pushtetin” e flakëve

0

Forcat ruse janë rigrupuar në rajonet lindore të Ukrainës dhe shumë kanë pritur një ofensivë pas tërheqjes së trupave rusë nga Kievi. Një sulm në qytetin e Sievierodonetsk, pjesë e rajonit lindor të Luhansk, mund të jetë një nga shenjat e para, sipas skynews.

Dhjetë ndërtesa janë përfshirë nga flakët pas bombardimeve ruse, tha guvernatori i Luhansk.

Ende nuk ka të raportuar për viktima.

Më herët, guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai tha se ai priste një ofensivë në shkallë të plotë në ditët e ardhshme, e cila mund të ishte më e rëndë se ofensivat në Mariupol, Bucha dhe Irpin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu