Forcat ruse sulmojnë me raketa një shkollë, raportohet për një të vdekur

0

Forcat ruse nuk ndalin sulmet ndaj Ukrainës. Pas sulmeve mëngjesin e sotëm në Mykolaiv ku humbën jetën dy persona ushtarët rusë kanë goditur me raketa një shkollë në Avdiivka, në rajonin lindor të Donetskut, raporton Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas.

Yermak ka thënë se si pasojë e sulmeve, një civil ka humbur jetën.

Forcat ruse kanë vazhduar operacionet e tyre sulmuese në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtar, në rajonin e Donetskut, prej muajsh.

Ata synojnë të marrin në kontroll të gjithë rajonin industrial të Donbasit të Ukrainës, i cili përbëhet nga zona e Donetsk dhe Luhansk.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu