Forcohet lira! Turqit festojnë në rrugë me daulle dhe surle

0

Një burrë, i kënaqur me rënien e kursit të këmbimit pas deklaratave të presidentit dhe kryetarit të AKP-së, Recep Tayyip Erdogan, filloi të kërcente nën shoqërimin e daulleve në rrugë. Cemal Çakır, polici i pensionuar që jeton në Samsun, shfrytëzoi daullet për t’u tallur me njerëzit që mendonin se do të zhvlerësohet lira turke.

“Tingulli i daulleve dhe surleve është vërtet i këndshëm. Nëse nuk do të më vinte turp, do të luaja edhe unë. Urime kujtdo që e ka bërë këtë. Në fillim mendova se kishte dasmë, mendova se do të vinin të merrnin një nuse. Është hera e parë që hasem në një gjë të tillë”, tha ai.

Lira turke gjatë ditës së sotme ka fituar pikë kundrejt dollarit amerikan dhe tani një dollar këmbehet me 12.25 lira.