Formacioni i Shqipërisë për duelin me Serbinë, kuqezinjtë mbyllin stërvitjen në Leskovc!

0

SERBI – Pas kësaj stërvitje, Sylvinho, trajneri i Kombëtares kuqezi duket se është bindur dhe për 11-shen që pritet të hedhë në fushë mbrëmjen e së shtunës.

Formacioni i mundshëm që do të zbresë në fushën e stadiumit “Duboçiça” do të jetë ky:

Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të jetë treshja Asllani, Laçi, Shehu, ndërsa sulmi do të përbëhet nga Broja dhe Bajrami në krahë, që do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

Gjithsesi asgjë nuk është vendosur 100%, me Sylvinhon që mund të bëjë ndonjë ndryshim në çastet e fundit përpara sfidës.