FORMULA 1/ Verstappen fiton Çmimin e Madh të Kanadasë, e ndjek Ferrari, Leclerc jashtë TOP-3

0

Max Versttapen fiton Çmimin e Madh të Formula 1, në Kanada. Versttapen dhe Red Bull i tij morën triumfin e gjashtë sezonal, në një garë tejet emocionuese.

Sainz u përpoq por nuk ia doli dot. Ai u kënaq me vendin e dytë, me gjërat që mund të shkonin shumë më mirë për të. Në pozicionin e 3-të gjendet Hamilton. Hamilton u shpreh pas garës: “Është shumë dërrmuese për të marrë këtë vend të tretë, ka qenë një betejë e tillë këtë vit, por ne vazhdojmë të qëndrojmë kaq vigjilentë dhe të përqendruar…Ata janë paksa shumë të shpejtë për ne për momentin, por ne po afrohemi, kështu që duhet të vazhdojmë të shtyjmë!”.

I katërti është Rusell, sakaq i pesti qëndron Leclerc. Shumë larg pritshëmrive Vettel, që e sheh veten i 12-ti. Formula 1 sa vjen e bëhet më interesante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu