“Forumi për të ardhmen e Europës”, Rama takohet me kryeministrin e Sllovenisë

0

Kryeministri Edi Rama është takuar paraditen e sotme me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin për të ardhmen e Europës.

Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah Janshas. “Bled, Slloveni – Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës”, ka shkruar Rama.

Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu