FOTO/ Aksident i rëndë në Durrës, kamioni përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

0

DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të urës së Dajlanit në Durrës. Mësohet se një 48-vjeçar, i cili po udhëtonte me motomjet, është përplasur nga një kamion.

Gjithashtu i plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të ngjarjes.