Një aksident i frikshëm ajëror ndodhi ditën e djeshme me helikopter ku u përfshi dhe humbi jetën presidenti iranian Ebrahim Raisi. Helikopteri me presidentin dhe me një grup të tjerë pasagjerësh u rrëzua në Iranin veriperëndimor.
Pas kërkimesh të shumta, trupat e humbur bashkë me presidentin Iranian po dërgohen në Tabriz gjë të cilën e raportoi kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe iraniane duke e cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Tsanim.

Një dron Iranian zbuloi vendodhjen e saktë të rrënojave të helikoperit dhe menjëherë pas kësaj trupat e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje.
Sipas raportimeve të Pir-Hossein Koulivant, trupat e pasagjerëve janë transferuar me amublancë dhe po dërgohen në varrezat e Tabrizit.