FOTO/ Ardit Gjebrea i bën dedikimin special bashkëshortes për ditëlindjen

0

Sot është një ditë e veçantë për familjen e Ardit Gjebreas.

Ditën e sotme bashkëshortja e tij Anila feston ditëlindjen dhe padyshim që nuk ka munguar një urim nga showmeni shqiptar. Arditi ka zgjedhur të bëjë edhe një urim në rrjetet sociale ku ka emocionuar me fjalët dhe urimin e ndjerë.

“Po Po! Ma hap derën, thjesht të të them sa i bekuar jam që në një ditë si kjo, erdhe në këtë botë për mua e për fëmijët tanë. Të të them se nëse ka jetë të tjera, i lutem Zotit që të të kem në çdo jetë timen @anilagjebrea”, ka shkruar ai, përkrah një fotografie ku shihet një buqetë e bukur me trëndafila në formë zemre, të cilat ai me siguri ja ka dhuruar njeriu të zemrës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu