FOTO/Ekzekutohet një tjetër terrorist në Kosovë

0

Infoweb Media ka siguruar foton e sulmuesit  të vrarë, në Veri të Kosovës.Ai shihet i shtrirë në tokë ndërsa ka marrë një plumb në kokë me snajper. Ai , është i veshur me kamuflazh ndërkohë që anash tij shihet dhe arma AB tip ‘kallashnikov’ i prodhimit serb. Sakaq uniforma i përket Njësive Speciale Taktike të Serbisë.

Një polic është vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, sulm që është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve të cilat sipas tij po kërkojnë luftë.

Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu