FOTO/ Humbi jetën në Qafën e Muzinës, ja kush është 50-vjeçarja

0

Një orë para të humbiste jetën tragjikisht në aksident, kishte hyrë live në Facebook, teksa tregonte rrugën drejt Sarandës. Bëhet fjalë për 50-vjeçaren Etleva Bejko, e cila jetonte prej 25 vitesh në Greqi.

Nëna e një djali po udhëtonte drejt familjes në Markat të Konispolit, kur makina e saj humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërsa ajo ndërroi jetë në vendngjarje.

Në videon e publikuar nga viktima dëgjohet në sfond muzikë greke, ndërsa udhëtonte e vetme. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si është shkaktuar aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu