FOTO/ Ilir Meta takon nipin e Ismail Qemalit

0

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me nipin e Ismail Qemalit, Nedim Aleksandër Vlora. Meta ka ndarë disa foto nga takimi. Ai thotë se kishte kënaqësi që dëgjoi nga Vlora për lidhjen e ngushtë që ka me vendlindjen e të parëve.

POSTIMI I METËS:

I lumtur të takoja ngrohtësisht Nedim Aleksandër Vlora, nipin e Atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemali. Kënaqësi të dëgjoja prej tij për lidhjen e ngushtë që ndjente në zemër për vendlindjen e të parëve dhe akoma më bukur sesi këtë dashuri tëmadhe për Shqipërinë jua transmetonte nipërve e mbesës së tij, me kërkesën, që edhe në brezat e ardhshëm të ruhet tradita e trashëgimit të mbiemrit Vlora. Pres me padurim botimin e librit të z.Nedim Vlora mbi historinë 1000 vjeçare të familjes Vlora, për t’u njohur edhe me disa dokumenta të papublikuara më parë, për Ismail Qemalin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu