FOTO/ Ja kush është ish-drejtoresha në Ministrinë e Brendshme që u arrestua nga SPAK

0

Operacioni i ditës së sotme i ndërmarrë nga SPAK në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, ka çuar në arrestimin e 8 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ministrisë së Brendshme dhe në lënien në arrest shtëpiak të njërit prej tyre.

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Edlira Naqellari, ish -Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Një prej zyrtarëve kyç mbi tenderin prej 27 milionë euro për uniformat e Policisë së Shtetit.

Burime nga grupi hetimor bejnë me dije se përveç faktit se kompania fituese ka fituar edhe pse ka ofruar 5 milardë lekë më shumë se kompanitë e tjera, ka pasur gjithashtu mungesë dokumentacioni dhe shkelje të barazisë në garë mes subjekteve konkuriese.

Personave të cilët janë arrestuar nga SPAK:

Edlira Naqellari, ish-Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, e cila akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.

Flutra Çekrezi, punonjëse në Agjensinë e Blerjeve të Përqëndruara, e cila akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.

Ani Omuri, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj të gjithë të akuzuar për veprën penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.

Personi i lënë në “Arrest shtpiak”:

Anisa Bogdani, për veprën penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publikë” kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu