Ai ka muaj që ka racionuar ushqimin e popullit të tij, por kjo nuk e shqetëson. Asgjë nuk është shumë e shtrenjtë për Kim Jong-un dhe bashkëpunëtorët e tij të rangut të lartë. Vila në lokacionet më ekskluzive në vend, jahte, makina, alkool i shtrenjtë, veshje disenjatore dhe teknologji me cilësi të lartë.
Bild shkruan se e gjithë kjo është në Korenë e Veriut – por vetëm për diktatorin në detyrë dhe pasuesit e tij. Kim thuhet se zotëron rreth 13 prona. Sigurisht, tirani jeton zyrtarisht në kryeqytetin, Phenian. Por rezidenca e tij aktuale thuhet të jetë në një vend sekret pranë qytetit port të Wonsan në bregun lindor të Koresë së Veriut.
U raportua në vitin 2020 se Kim Jong-un po ndërtonte një rezidencë të re në një qytet të largët bregdetar në skajin jugor të Gadishullit Hodo, ku imazhet e Google Maps tregonin jahtin e tij Princess prej shumë milionë eurosh.
Wonsan është një zonë turistike dhe madje ka një park ujor. Thuhet se qyteti ka shumë vila për mysafirë, një plazh privat, një fushë basketbolli dhe një stacion treni privat. Aty pranë është Wonsan-Kalma, një resort plazhi krejt i ri i stilit Dubai, pranë një aeroporti dhe një plazhi katër kilometra.
Nëse keni para, mund të fishkëlleni edhe rregullat strikte të modës në Korenë e Veriut, të cilat ndalojnë funde të shkurtra dhe këmisha pa mëngë. Të pasurit preferojnë të blejnë diçka nga Chanel ose Prada, ose diçka nga Zara ose H&M. Të veshur me veshje Adidas dhe Nike, anëtarët e elitës së vendit vishen kështu edhe për të dalë në palestër. Në fund të fundit, ata mund të heqin kilogramët e tepërt që duhen që kanë marrë.