FOTO/ Kapen nga paparacët, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano

0

ITALI- Çifti i ri i Hollywood, aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid mund të jenë duke shijuar udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit.

Ata u fotografuan në Milano gjatë javës së modës. Një burim i tha Entertainment Tonight, se 27-vjeçarja sfiloi për koleksionin Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar. Dhe mesa duket kjo ka qenë dhe arsyeja e udhëtimit të tij në Itali, raporton pagesix.com

Paparacët e kanë fotografuar DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.


Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave dhe syve kureshtarë.

Faqja Page Six raportoi ekskluzivisht se dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë në NYFW, të hedhur nga shoku i DiCaprios, Richie Akiva ku shihen në një papafingo në Soho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu