Infoweb Media ka siguruar foton e 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati, që u qëllua mbrëmjen e së dielës me një plumb në kokë në ballkonin e banesës së tij, ku edhe gjeti vdekjen. Dyshimet janë se i riu është ekzekutuar me një snajper.
Ndërsa hetimet vijojnë ende, të paktën 14 persona janë shoqëruar në polici. Një nga pistat e ku edhe është fokusuar hetimi është qëndrimi i tij në shtetin belg, pasi i riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për festa.
Ndërkohë nga informacionet paraprake dyshimet janë se i riu mund të jetë qëlluar nga një automjet, por nuk përjashtohet edhe fakti që 23-vjeçari të jetë ekzekutuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së të riut.