TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare. Dyshohet se ish-deputeti ka pësuar arrest kardiak. Mësohet se Bogdani ka pësuar arrest kardiak në ambientet e hotel Rogner në Tiranë. Ai ka lënë pas dy fëmijët, Ajrën dhe Reinartin, si edhe bashkëshorten, aktivisten Edlira Çepani.
Lidhur me ndarjen nga jeta të e ish-deputetit Gert Bogdani ka reaguar edhe policia. Sipas njoftimit bëhet me dije se ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.