Foto nga përplasja e frikshme e dy mjeteve në Librazhd ku humbi jetën një 31-vjeçar

0

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë u shënua ditën e sotme në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, ku një automjet u përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 31-vjeçari Eugen Meka që drejtonte automjetin, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të ka mbetur i lënduar. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet tronditëse nga aksidenti.

Librazhd/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin H. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi H. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu