FOTO/ Përfshihet nga flakët një hotel në Sarandë

0

SARANDË- Një hotel është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në Sarandë. Mësohet se hoteli që ka marrë flakë, ndodhet në lagjen numër 4 të qytetit.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende.