Katër persona humbën jetën pasi një aeroplan u rrëzua në zonën El Cajon të Kalifornisë Jugore të hënën në mbrëmje. CNN shkruan se viktimat ishin në bordin e një avioni biznesi Learjet 35 i cili u nis nga aeroporti John ëayne në Orange County dhe u drejtua për në Gillespie Field në San Diego.
Avioni u rrëzua rreth orës 19:00 ndërkohë që ende nuk dihet se cili është shkaku për rrëzimin e tij. Pas rrëzimit në vendngjarje shkuan autoritetet policore si dhe zjarrëfikëse, ku bën me dije se nga rrëzimi i avjonit nuk ka asnjë të mbijetuar.
Ende nuk dihet se cili është identiteti i viktimave, ndërsa trupat janë çuar në morgun e qytetit.