Aeroplani ishte nisur nga një fushë nafte në shtetin verior kur u rrëzua, sipas Radio Miraya, e cila drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS).
SUADAN- Një aeroplan me 21 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në Unity State të Sudanit Jugor u rrëzua të mërkurën. Si pasojë kanë humbur jetën 18 persona dhe 3 janë në gjendje të rëndë.
Aeroplani ishte nisur nga një fushë nafte në shtetin verior kur u rrëzua, sipas Radio Miraya, e cila drejtohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut (UNMISS). Raporti nuk dha më shumë detaje dhe Ministri i Informacionit Michael Makuei nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, shkruan Reuters.
Disa përplasje ajrore kanë ndodhur në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta në vitet e fundit. Në shtator 2018, të paktën 19 persona vdiqën kur një aeroplan i vogël që transportonte pasagjerë nga kryeqyteti Juba në qytetin e Yirol u rrëzua. Në vitin 2015, dhjetëra njerëz u vranë kur një aeroplan mallrash i prodhuar nga Rusia me pasagjerë në bord u rrëzua pasi u ngrit nga aeroporti në kryeqytetin Juba.