SARANDË
Shkon i plagosur me thikë në spital shtetasi Besmir Uka, 35-vjec. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa Uka i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen nr.3.
Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes ” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht pasi është denoncuar nga një 16-vjecare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook.

Uka ndërkohë ka precedentë penale edhe për “dhunë në familje”, “drejtim mjeti pa patentë ”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim ”.