FOTO/ Vendoset statuja e Kobe Bryant dhe vajzës së tij në vendin ku ndërruan jetë

0

Një statujë bronzi e legjendës së NBA-së, Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, u vendos të mërkurën në vendin e përplasjes në Calabasas, Kaliforni, ku vdiqën Bryant-s dhe shtatë të tjerë.

Të mërkurën u mbushën dy vjet nga rrëzimi i helikopterit, i cili u përcaktua nga hetuesit federalë se ishte shkaktuar nga çorientimi i pilotit për shkak të kushteve të mjegullës.

Image

Statuja, e krijuar nga skulptori Dan Medina, tregon Kobe Bryant me uniformën e tij të Lakers me krahun e tij rreth Gianna-s, e cila gjithashtu ka veshur një uniformë basketbolli dhe mban një top basketbolli në dorë.

Baza e statujës ka emrat e të nëntë viktimave të aksidentit të gdhendur në një pllakë.

Image

Skulptori, Dan Medina, shkroi:

“Heronjtë vijnë dhe shkojnë, por legjendat mbesin përgjithmonë”, gjersa nderoi edhe shtatë viktimat e tjera me emrat e tyre në një pllakë, në bazën e statujës.

Kobe, i cili ishte 41 vjeç në kohën kur ndërroi jetë, dhe Gianna 13 vjeç, po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli, në Ventura County.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu