FOTO+EMRAT/ Ja kush janë dy viktimat e aksidentit tragjik në superstradën Milot-Morinë

0

Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dy personat që humbën jetën nga aksident tragjik në autostradën Milot-Morinë.

Siç u raportoua nga policia automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari, Festim Gjeta.

Të dy viktimat ishin nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.