TIRANË– Bajram Begaj po mban fjalën e tij si president i vendit, krahas paraardhësit të tij, Ilir Meta. Ndërkohë që familja e tij, po e ndiqte me vëmendje.

Në foton e mësipërme duke bashkëshortja e tij, Armanda Begaj dhe 2 djemtë e tyre. Ata kanë qenë në lozhat e Kuvendit por nuk kanë munguar as në ceremoninë e betimit para Presidencës. Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.