Ukraina vazhdon të sulmohet nga Rusia prej 14 ditësh. Presidenti Volodymyr Zelensky në deklaratat e tij ka përsëritur thirrjen ndaj liderëve botërorë për ndihmë ushtarake si edhe për të vendosur sanksione të forta ndaj Rusisë.
Ndërsa sulmet, granatimet dhe bombardimet vijojnë, miliona qytetarë ukrainas kanë braktisur vendin e tyre për t’i shpëtuar luftës. Fëmijë, gra ,të moshuar e të rinj, sfidojnë temperaturat e ftohta ndërsa largohet në shtetet të cilat u mundësojnë strehim.
Mediat e huaja sjellin fotot prekëse nga refugjatët ukrainas, momente kur prindërit detyrohen të lënë fëmijët pasi kthehen sërish në Ukrainë , për të luftuar për vendin e tyre.