FOTOLAJM/ U larguar nga drejtimi i grupit të PD-së, Alfred Rushaj zbret në terren në krah të…

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në një takim me mbështetësit në degën 4 në Tiranë.

Gjatë takimit me mbështetësit, Basha ka folur në lidhje me çmimin e naftës, që sipas tij është bërë i përballueshëm për qytetarët.

Lidhur me akuzat që janë drejtuar nga tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, Basha tha se do të ishte mirë që ato ti drejtoheshin SPAK-ut.

Ajo që është vënë re në këtë takim të Bashës është shfaqja në krah të tij, e deputetit Alfred Rushaj, i cili u largua nga drejtimi i grupit parlamentar.

Rushaj ka vendosur që të zbresë në terren me Bashën, duke i treguar në njëfarë forme besnikërinë kreut aktual të PD-së.

Pas dorëheqjes apo shkarkimit nga kreu i grupit të PD-së, Rushaj nuk pranoi që të bënte asnjë koment për mediat.

Në vendin e tij në krye të grupit të PD-së u emërua Enkelejd Alibeaj.