Ajo ishte një yll i ndritshëm që ndau bujarisht buzëqeshje dhe gëzim e cila fatkeqësisht humbi jetën më 31 gusht 1997, kur makina në të cilën ajo dhe partneri i saj Dodi Al Fayed u përplas në shtyllën e 13-të të betonit që mbështet çatinë e tunelit Pont d’Alma në Paris.
Princeshë Diana konsiderohet si një ikonë që vazhdon të frymëzojë një joshje të përjetshme, edhe 25 vjet pas vdekjes së saj. Nëse do të jetonte, më 1 korrik 2022 ajo do të ishte 61 vjeç. Ikona e përjetshme e stilit të familjes mbretërore britanike theu vazhdimisht formalitetet e protokollit mbretëror.
Asaj i pëlqente të krijonte tendencat e saj, të shkonte kundër rrymës dhe të eksploronte ujërat e paeksploruara përmes stilit dhe pamjes së saj. Ajo ishte një yll i ndritshëm që ndau bujarisht buzëqeshje dhe gëzim e cila fatkeqësisht humbi jetën më 31 gusht 1997, kur makina në të cilën ajo dhe partneri i saj Dodi Al Fayed u përplas në shtyllën e 13-të të betonit që mbështet çatinë e tunelit Pont d’Alma në Paris.
Ajo kishte një dobësi për fustanet midi me printe, kostumet me funde shumëngjyrëshe dhe të gjitha tendencat e viteve ’80 që kanë bërë një rikthim të fuqishëm në pasarelat e sezoneve të fundit. Vite përpara kohës së saj, Princesha Di nuk hezitoi të provonte tendencat e reja dhe të shkruante rregullat e saj të stilit. Ajo arriti të dallohej që në moshë të vogël për personalitetin e saj, filantropinë dhe stilin e saj unik. Zgjedhjet e saj të veshjeve sollën një atmosferë revolucioni në pallat. Papritur, rregullat e vendosura të veshjes mbretërore, me fustane dhe kapele, këpucë dhe çanta, filluan të “thyhen”.
Ajo u besoi stilistëve të ndryshëm britanikë, të cilëve iu afrua për të krijuar një linjë të re ansamblesh që të përputheshin me personalitetin e saj elegant dhe subversiv. Catherine Walker, Jacques Azagury dhe Bruce Oldfield ishin ndër emrat që i besonte me sytë mbyllur. Stili i saj ishte modern me prekje klasike dhe elemente rinore. Çdo paraqitje e saj pasqyronte shpirtin e saj të pavarur dhe lirinë.
Më poshtë kemi përmbledhur disa nga pamjet më ikonike nga dasma e saj me Princin Charles në 1981 deri në vdekjen e saj në 1997: