FOTOT: Angela Martini bëhet nënë për herë të parë! Modelja prezanton djalin…

0

Modelja shqiptare Angela Martini është bërë nënë për herë të parë. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, ajo ka publikuar foto të bebit, të cilin e ka pagëzuar me emrin Kyree, që ka origjinë greke dhe do të thotë “Zot”, ndërsa bie në sy fakti që mban mbiemrin e saj dhe të bashkëshortit.

“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, zgjatja e dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që kishim fëmijën tonë me ndihmën e një surrogatoje të jashtëzakonshme. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi! Mirësevini në këtë botë, Kyree!,”-shkruan ajo. Ndërsa nuk tregon arsyet se përse zgjodhi që djali të vinte në jetë nga një nënë surrogate.

POSTIMI I MARTINIT: 

 

Modelja shqiptare, e cila prej kohësh banon në SHBA, ka lidhur kurorë që në vitin 2017 me bashkëshortin e saj, miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu