Fotot me filtra, ligj në Norvegji: Kush i poston, të tregojë

0

Bark i sheshtë, bel i hollë, buzë të trasha, lëkurë e lëmuar e trup i gjatë…këto janë fotot që shikojmë rëndom të postuara në rrjetet sociale, ku ka shpërthyer gara se cili paraqitet më perfekt, paçka se në rrugë shpesh nuk e njohim njëri-tjetrin.

Vëmendja e tepruar ndaj aparencës se përkryer nuk është një dukuri e shtuar vetëm në Shqipëri, por po bëhet shqetësuese në gjithë botën. Janë personat e famshëm dhe influencerat që po ndikojnë të tjerët, duke iu shkaktuar ankth, mungese vetebesimi e pasiguri të thella në vetvete. Norvegjia bëhet vendi i parë që i kushton vëmendje të posacme kësaj dukurie.

Një ligj i ri në këtë vend detyron influencerat dhe personazhe të njohur të ekranit apo medias, të mos postojnë asnjë foto pa e deklaruar se e kanë modifikuar më parë atë duke i shtuar filtra dhe efekte.

 

 

Editimi i fotove luan rol në pasigurinë sociale, ndërgjegjësimin e keq dhe vetëvlerësimin e ulët por edhe i vendos njerëzit në presionin per tu dukur perfekte. Keshilla e fotografit është e thjeshtë, qëndroni sa më afër realitetit dhe mos kërkoni të jeni tjetërkush. Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu