FOTOT/ Nga Topalli e deri te Çupi! Thirrjes së Berishës për protestë i bashkohen deputetë, ish-deputetë e aleatë të opozitës (emrat)

0

Protestës së thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha i janë bashkuar deputetë e ish-deputetë, demokratë si dhe aleatë të opozitës.

Në fotot e mëposhtme shihet se përveç kryetarit të PL-së Ilir Meta, në mbështetje të kësaj proteste kombëtare janë Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi si dhe ‘kritikët’ Marash Logu e Dhurata Çupi.

Në tubimin e sotëm mungojnë deputeti Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Nga aleatët opozitarë janë të pranishëm Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.