FOTOT: Protestë kundër çmimeve, Policia tenton të shoqërojë të riun, shikoni si e mbrojnë

0

Një anëtar i Organizatës Politike është tentuar të shoqërohet sot nga forcat e Policisë së Shtetit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme, disa të rinj ishin mbledhur për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, por nuk janë lejuar nga Policia, e cila ka tentuar të shoqërojë njërin prej tyre.

Menjëherë në mbrojtje të tij kanë dalë protestuesit e tjerë, që e kanë rrethuar duke e mbrojtur që të mos merrej nga efektivët e Policisë. Madje ishin vajzat që ndodheshin gjithashtu në protestë me të që vepronin si “mburojë”.

Ndërkohë që nesër është paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët do të dalin kundër rritjes së çmimeve dhe krizës ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu