Fqinji më i mirë i vitit: Shakaja që u bë virale

0

Carl Stanojevic meriton të konsiderohet fqinji i vitit pasi përmbushi me sukses misionin e tij.

Historia nisi kur fotografi 54-vjecar nga Mackay, Queensland, Australi, mori një mesazh në orët e vona nga fqinji i tij, Nick Doherty – i cili punon në distancë – dhe e pyeste nëse e kishte të mundur që të hidhte mbeturinat e koshit të tij. Mirëpo në vend të “put it out”, Nick shkroi “take it out” që ka kuptimin e të shoqëruarit të një personi (ose sendi në këtë rast) në një vend argëtues për shembull.

Carl më pas bëri shaka për nxjerrjen e koshit në restorante dhe bare. Të nesërmen në mëngjes, pasi e zbrazi dhe e pastroi, ai vendosi të vazhdonte shakanë.

“Unë me Nick njihemi prej dy vitesh. Pimë ndonjë birrë kur mundemi, bisedojmë dhe qeshim,” tha ai për Guardian.

Fotografi mori aparatin dhe u shndërrua në një udhërrëfyes turistik për koshin me rrota numër 6. Si fillim, ata bënë një shëtitje pranë një pellgu me rosa para se të ndalonin në një dyqan harduerësh, pastaj bënë pazar në supermarket.

Fqinji më i mirë i vitit: Shakaja që u bë virale

Pas kësaj, bënë masazh dhe shkuan në një studio tatuazhesh. Më vonë, u ulën diku dhe pinë një pije të ftohtë. Gjatë rrugës, koshi ndaloi për të bërë një selfie me një grup pastruesish vendas, një roje plazhi dhe një shofer kamioni. Ndaloi në tre restorante të veçanta dhe bëri një telefonatë në një kabinë telefonike.

Fqinji më i mirë i vitit: Shakaja që u bë virale

Fqinji më i mirë i vitit: Shakaja që u bë virale

Carl tha se pas një shëtitjeje prej pesë orësh, ai raportoi përsëri te Nick për t’i thënë se kishte përfunduar detyrën me sukses. Si provë, dërgoi një album me foto. Nick u surprizua nga gjithë ç’kishte ndodhur dhe koshi u bë një personazh i famshëm aty rrotull.

“E gjithë ideja ishte të bëja njerëzit të qeshnin, por nuk prisja që kjo të përhapej nëpër botë,” tha Carl për mbulimin mediatik të shakasë së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu