Franca gjobit Google me një gjobë prej 500 milionë euro

0

Franca gjobit Google me 500 milionë euro duke e akuzuar kompaninë se ka dështuar në negociatat me kompanitë mediatike për përdorimin e materialeve të tyre në motorin e kërkimit.

Autoriteti i konkurrencës në Francë tha se kompania nuk kishte dhënë një direktivë për ta marrë seriozisht këtë çështje, ndërsa vetë Google tha se vendimi i autoriteteve franceze minon përpjekjet e kompanisë për të arritur një marrëveshje me kompanitë mediatike franceze për përdorimin e përmbajtjes së tyre.

Gjoba është vendimi i radhës i një përballjeje që është shndërruar në globale mes kompanive të mëdha mediatike dhe kompanive dhe agjencive mediatike, që kërkojnë të paguhen për futjen e materialeve të tyre në motoret e kërkimit.

Vitin e kaluar, autoriteti francez i konkurrencës urdhëroi që Google duhet të negociojë marrëveshje me organizatat e lajmeve për të treguar ekstrakte artikujsh në rezultatet e kërkimit, lajme dhe shërbime të tjera.

Google u gjobit sepse, sipas mendimit të autoritetit, nuk arriti ta bënte këtë. Në 2019, Franca u bë vendi i parë i BE-së që miratoi një ligj të ri për të Drejtat e Autorit Dixhital. Ligji rregullonte të ashtuquajturat “të drejta fqinje” të cilat janë krijuar për të kompensuar botuesit dhe agjencitë e lajmeve për përdorimin e materialit të tyre.

Si rezultat, Google vendosi që nuk do të tregonte përmbajtje nga botuesit e BE-së në Francë, për shërbime si kërkimi dhe lajmet, përveç nëse botuesit bien dakord t’i lejojnë ta bëjnë këtë pa pagesë.

Organizatat e lajmeve menduan se ky ishte një abuzim i fuqisë së Google në treg dhe dy organizata që përfaqësonin botuesit e shtypit dhe Agence France-Presse (AFP) u ankuan tek autoriteti i konkurrencës.

Google i tha BBC: “Ne jemi shumë të zhgënjyer me këtë vendim – ne kemi vepruar me mirëbesim gjatë gjithë procesit”. Google tha se ishte gati të finalizohej një marrëveshje me AFP që përfshin një marrëveshje globale licensimi dhe pagesa për botimet në shtyp.

Vendimi i ri do të thotë që brenda dy muajve të ardhshëm Google duhet të dalë me propozime që shpjegojnë se si do t’i shpërblejë kompanitë për përdorimin e lajmeve të tyre. Nëse kjo nuk do të ndodhë, kompania mund të përballet me gjoba shtesë prej 900,000 € në ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu