Francë/ Nxori gishtin e mesit, rrezikohet fushata presidenciale e kandidatit

0

– Fushata presidenciale e kandidatit të ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, duket se ka nisur ters.  Gjatë një ndalese dy-ditore në Marsejë, Zemmour u fotografua duke bërë një gjest fyes me një gisht nga dritarja e makinës së tij ndaj një gruaje të panjohur.

Një anëtar i ekipit të tij më vonë u përpoq të shpjegonte se Zemmour ishte përgjigjur “instinktivisht” ndaj një fyerjeje. Po ashtu, sipas fotografit nga agjencia e lajmeve AFP që bëri foton, Zemmour po i përgjigjej një gjesti të ngjashëm nga gruaja.

Zemmour, 63 vjeç, është i martuar dhe e ka vendosur mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes në platformën e tij politike, duke sfiduar edhe Marine Le Pen me premtime për politika të vijës së ashpër kundër emigracionit dhe anti-islamit.

Marrë nga Politico.eu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu