Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Gazetarja: Do t’i kundërpërgjigjemi

0

Ka dalë një mundësi që Fredi Beleri të padisë dy gazetarët e njohur, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha, që komentet që këta të fundit kanë bërë në media për implikimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, në disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në vitet ’90 dhe 2000. Të ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Mcn Tv, si Hoxha dhe Lala kanë deklaruar se do tu kundërpërgjigjen kur ta bëjnë fakt këtë padi.

Pjesë nga biseda:

Rakipi: Përfaqësues të Belerit kanë thënë që do t’ju padisin.

Lala: Kur ta bëjnë fakt do t’ju kundërpërgjigjem.

Suli: Do Zoti nuk arratisen edhe këta.

Hoxha: Ne nuk kemi pasaportë greke.

Abilekaj: Nëse është e vërtetë kjo, atëherë avokatit t’i hiqet licensa se nuk është fare për avokat.

Hoxha: Mua herën e fundit që donin të më hidhnin në gjyq, më mori një polic më tha dua adresën, keni padi nga FSHF, Armando Duka. I them policit, me gjithë respektin, mendova se ke hall tjetër, nuk gjeni njerëzit në kërkim, ju nuk po më gjeni dot mua? Unë jam në ekran. Nuk e kanë gjetur akoma, por mbase bëhen bashkë me avokatët e Belerit që ta dimë me kë bëjmë luftë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu