Frikë dhe panik në një familje në Lezhë: Persona të panjohur u prezantuan si policia dhe hynë me forcë në shtëpi

0

Një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur kanë përjetuar terror pasi forcat e policisë i hynë me forcë në banesë për të ushtruar kontroll mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Dajç të Lezhës, ndërsa kryefamiljarja Kristina Gjinaj ka deklaruar se dëgjoi të bërtiturat e policisë dhe pa fëmijët e saj të shtrirë në tokë të traumatizuar.

Efektivët e FNSH-së së Shkodrës kanë tentuar të hyjnë nga dritaret duke dëmtuar pronën e tyre.

Kristina Gjinaj e ndodhur përpara kësaj situate u ka hapur derën, por efektivët nuk i kanë dhënë shpjegime për veprimet e tyre.

Pas largimit të bluve, ajo ka telefonuar bashkëshortin që ndodhej në Mal të Zi.

Kristina Gjinaj tha për mediat se ishte tmerruar sebashku me femijet e saj “nga disa njerez me uniforma policie dhe te armatosur”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu