Frikë në ajër për Camillën, zogu përplaset me avionin ‘Boeing 777’

0

SHBA- Pjesa e parë e avionit të British Airways që transportonte mbretëreshën 75-vjeçare, Camilla nga India në aeroportin Heathrow të Londrës është dëmtuar nga një goditje. Sipas fotove në mediat britanike pjesa e parë e Boeing 777 pësoi dëmtime të rënda në ajër kur një zog goditi avionin pak para se të ulej në kryeqytetin britanik.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pak pas mesditës. Camilla ka frikë nga avionët dhe shmang udhëtimet ajrore. Gruaja e mbretit Çarls kishte bërë një udhëtim të shkurtër në Indi për t’u çlodhur në një qendër të mjekësisë holistike në Bangalore, kryeqyteti i shtetit Karnataka në Indinë jugore.

Buckingham Palace nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me këtë, pavarësisht raporteve në shtypin britanik që konfirmojnë praninë e Camilla në aeroplan.

Një zëdhënës i British Airways tha për incidentin: “Aeroplani u ul i sigurt dhe pasagjerët u zbarkuan pa incidente”.

Edhe pse dëmi duket dramatik, avionët herë pas here godasin zogjtë dhe nuk ka asnjë rrezik për avionin, raporton DailyMail.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu