-Minuta të gjata tensioni dhe frikë në Curva Sud të hënën në mbrëmje mes Romës dhe Spezias. Rreth gjysmë ore pas pjesës së parë, një tifoz i ri verdhekuq papritur pësoi një arrest kardiak.
43 mijë spektatorë të pranishëm në stadiumin “Olimpico” pushuan së kënduari në minutën e 25-të për shkak të një ngjarjeje të papritur. Për fat të mirë tifozi 23-vjeçar u shpëtua menjëherë nga stafi mjekësor i pranishëm.
Më pas ndeshja rifilloi në pjesën e dytë në një atmosferë surreale, me tifozët e Romës të cilët gjithashtu larguan flamujt dhe banderolat.