Frikë nga “flluskat financiare”! Banka e Shqipërisë me rregullore të re për kreditë

0

Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të në të cilën parashikon të forcojë kontrollin dhe kriteret për dhënien e kredive në pasuritë e paluajtshme.

Kështu në vendimin e botuar në fletoren zyrtare institucioni monetar i kërkon bankave të nivelit të dytë që nga 24 marsi i vitit të ardhshëm të miratojnë rregulloren e re.

Rregullorja vendos disa tavane ekspozimi për të gjithë bankat e nivelit të dytë ndaj kreditimit të pasurive të paluajtshme. Gjithashtu synohet që të mblidhen më shumë të dhëna në formularët që kredimarrësit plotësojnë.

Në nenet që bashkëshoqërojnë vendimin përfshihen kujdesi që duhet treguar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, kujdesi për lehtësitë e rifinancimit dhe marrjen e masave për kontrollin e rreziqeve nga ekspozimet.

Këto rregulla të forcuara për kredidhënien vijnë në një periudhë kur çmimet e pasurive të paluajtshme pas një rritje të fortë 5 vjeçare kanë filluar të ngadalësohen gjatë këtij viti, për të zbritur tek norma 11.6%, pranë mesatares historike.

Kjo rregullore vjen si masë paraprake për të shmangur në të ardhmen atë që i frikësohen të gjithë, një flluske financiare. Tashmë rreziku është ekzistent, ndërsa periudhat e gjata inflacioniste gërryejnë fuqinë blerëse të individëve dhe familjeve, duke sjellë efekt të menjëhershëm te pronat, që përbëjnë pjesën më të madhe të kreditimi për bankat. Gjithashtu Banka e Shqipërisë në një tjetër vrojtim përcakton se ristrukturimet më të mëdha të kredive gjatë vitit të shkuar u bënë pikërisht për sektorin e ndërtimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu