Frikë nga ISIS kërcënim për sulme në 4 stadiumet e çerekfinaleve të Champions, UEFA del me njoftim urgjent

0

Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me dy përballje “titanësh”, Real-Madrid Manchehster City dhe Arsenal-Bayren Munchen.

Megjithatë, bukuria e futbollit është zbehur nga kërcënimet për sulme terroriste që ka bërë ISIS. Përmes kanaleve të tij të komunikimit, grupi terrorist ka publikuar foto të 4 stadiumeve ku luhen çerekfinalet e Championsit, teksa shkruajnë ‘vritini të gjithë’.

Në Spanjë dhe konkretisht në Madrid ka mbikëqyerje të shtuar në stadiumin e ndeshjes Atletico Madrid-Dortmund që luhet nesër, por gjithsesi situata nuk është alarmante pasi shteti islamik ka bërë pothuajse të njëjtën gjë në çdo ndeshje të kësaj rëndësie.

Në lidhje më këto kërcënime ka reaguar edhe UEFA, që bën me dije se janë në kontakte me autoritetet e sigurisë dhe ndeshjet do zhvillohen sipas agjendave.

“UEFA është në dijeni të kërcënimeve të dyshuara terroriste të bëra ndaj ndeshjeve të kësaj jave të Ligës së Kampionëve dhe është në lidhje të ngushtë me autoritetet në vendet përkatëse. Të gjitha ndeshjet do zhvillohen siç është planifikuar me masat e duhura të sigurisë në vend”, thuhet nga UEFA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu