Irani ka kufizuar përkohësisht internetin në të gjithë territorin, si amsë sigurie nga sulmet kibernetike që mund t’i vijnë nga Izraeli.
“Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar të komunikimit nga armiku agresor për qëllime ushtarake dhe për të rrezikuar jetën dhe pronën e njerëzve të pafajshëm, kufizimet e aksesit në internet janë vendosur përkohësisht me vendim të autoriteteve kompetente”, tha ministria në një deklaratë.
Sipas deklaratës, qasja në “shërbimet e komunikimit publik dhe platformat vendase mbetet e disponueshme, si dhe po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e shërbimeve” për njerëzit në Iran.
Qeveria iraniane ka kufizuar shpesh aksesin në internet në vend. Gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2022, autoritetet zbatuan mbyllje të shumta të internetit në një përpjekje për të shtypur mospajtimin.