Kharkiv është një qytet që është zhvendosur nën tokë. Prej më shumë se një jave banorët e frikësuar janë strehuar në metro ose jetojnë në bodrumet e tyre, duke u fshehur nga bombat dhe predhat ruse. Qytetarët në këtë vend janë kryesisht rusisht folës – qyteti i tyre është 40 km (25 milje) nga kufiri rus, ndërsa ata nuk e kuptojnë pse Rusia po i sulmon.
BBC sjell një panoramë të asaj çka po ndodh në këtë qytet, ku frika dhe ankthi janë pjesë e mendimeve të këtyre qytetarëve. Një grua e moshuar ka kaluar ditë të tëra duke fjetur brenda një vagoni treni, ndërsa është e frikësuar që të dalë në rrugë.
Ajo më thotë se njerëzit në Kharkiv e respektonin më parë Vladimir Putinin si president i një vendi tjetër, por tani jo më.
Ajo është e inatosur, ndërsa pranë saj qëndron një ccift bashke me foshnjës e tyre që e vendosin në karrocë për gjumë.
Ndërkohë tregu përballë është shkatërruar totalisht, ndërsa vullnetarët kërkojnë për ilaçe për t’ua shpërndarë qytetarëve apo dhe ushtarëve. Përballë metrosë, shihet një pallat banimi me biznese në katin përdhese, ndërkohë rreth e qark xhama dhe dritare të thyera.