Mesfushori kuqezi i skuadrës së Interit, Kristjan Asllani është dëmtuar minutat e fundit dhe do të humbasë ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë sonte ndaj Frosinones në Meazza.
Mësohet se Asllani ka një tërheqje në kofshën e djathtë dhe për këtë nuk mund të luajë sot.
Megjithatë pritet për t’u parë si do të jetë gjendja e elbasanasit, pasi të premten e ardhshme kombëtarja jonë udhëton drejt Moldavisë me synimin e pikëve që do të na sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2024.
Mesfushori ka qenë i gatshëm gjatë gjithë javës dhe madje luajti disa minuta edhe në Champions në fitoren ndaj Salzburg.
Shqipëria do të luaj më datë 17 nëntor sfidën ndaj Moldavisë dhe 3 ditë më pas do të pres Ishujt Faroe në “Air Albania”.