Toma Basic, mesfushori i Lazios ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme. Lojtari ndodhej në zonën e Pariolit, në Romë, dhe kroati është kërcënuar me armë nga tre persona, që i kanë marrë atij orën Rolex prej ari.
Basic ka bërë kallëzim në polici për personat që ai nuk i njihte. Hetimet kanë nisur për të zbuluar autorët e këtij krimi. Futbollisti i Lazios nuk është i vetmi që ka rënë pre e grabitjes, pasi edhe disa kohë më parë dy futbollistët e Romës si El Shaarawy dhe Cristane u grabitën nga disa persona.