Një lajm ka shqetesuar shumë PSG ka mbërritur këtë pasdite. Sipas informacioneve të L’Équipe, Ethan Mbappe, vëllai i vogël i Kylian Mbappes është pëplasur me makinë këtë të premte.
Aksidenti ndodhi pranë Camp des Loges, qendrën stërvitore të Paris Saint-Germain. 15-vjeçari ka qenë në një Range Rover drejtuar nga një tjetër person, kur mjeti është përplasur nga një makinë tjetër, tip Audi drejtuar nga një individ nën ndikimin e alkoolit.
Pas kryerjes së ekzaminimeve, si masë paraprake, në spitalin amerikan në Neuilly-sur-Seine, vëllai i vogël i Kylian Mbappe është në gjendje të mirë.