TIRANË – Kryepeshkopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është fronëzuar mesditën e kësaj të shtune në Katedralen Ngjallja e Krishtit.
Në fjalën e tij për të pranishmit, Fortlumturia e tij u shpreh se diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Imzot Joani rikujtoi edhe kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos teksa u shpreh se predikimi i tij ka qënë dashuria dhe respekti për çdo qënie njerëzore.
Imzot Joani su shpreh më tej se ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.
“Falenderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit. Në kohë kritike Perëndia vizitoi kishën tonë, nderoj kujtimin e paraardhësve të mi, në listën e gjatë përmend dy personalitete të shquara. Im Zot Fan Noli, ishte njeriu i duhur. Ai ishte pajisur nga perëndia me talente të jashtëzakonshme, dha kontribut për ndërgjgjësimin kombëtar. Në kohë rekord ai pajisi kishën me librat kryesorë.
Në fund të shek XX ku kisha ortodokse u gjet e rrënuar, perëndiaa dërgoi një tjetër person të ndritur kryepiskopin Anastas që bëri të mundur rindërtimin e saj. Predikimi I tij ka qenë dashuria dhe respekti për cdo qenie njerëzore, frymë që duhet të ruajmë T’u themi faleminderit e t’u jemi mirënjohës. Sa më shumë mirënjohje të kemi aq më afër do jetë Perëndia te ne.
Cdo kohë ka patur sfidat e saj. Shekulli ku jetojmë me teknologjitë e reja, paraqet sfida të reja dhe nga këto nuk përjashtohet as kisha jonë. Na duhet të përballemi jo vetëm për tu mbrojtur por edhe të gjejmë zgjidhje. Përpjekja dhe përqëndrimi ynë, ruajtja dhe mbrojtja nga Perëndia, forcimi i unitetit brenda kishës nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimin e saj.” tha ai.